Orges Arifi shpallet nënkampion i Evropës në karate
Lexohet për: 1 min.
fwfwqf
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Karateisti prishtinas Orges Arifi është shpallur nënkampion i evropianit të 59-të të karatesë që po mbahet në Zarë të Kroacisë. Arifi ka garuar nën flamurin Kuq e Zi, në kategorinë deri 60 kilogramë, ku në finale pësoi nga kampioni i botës në fuqi Kristos Ksenos nga Greqia.

Ndërsa karateistet nga Kosova Fortesa Orana pësoi humbje për medaljen e bronztë në kategorinë mbi 68 kilogramë. Vlera Qerimi u mposht në kategorinë deri në 68 kilogramë, duke përfunduar kështu në vendet e pesta. Shqipëria në kampionat merr pjesë me pesë karateistë. Evropiani i karatesë, në të cilin marrin pjesë 51 shtete, përfundon garat më 12 maj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025