Në ditët e sotme, ndjekja e pasioneve, ushtrimi i një sporti apo ruajtja e një balance punë-jetë-mirëqënie është gjithmonë e më vështirë. Të gjithë duket se vrapojmë për të punuar dhe nuk dimë t'i shfrytëzojë në maksimum të gjitha këto pajisje kaq të fuqishme në dispozicion. Samsung Electronics ka prezantuar së fundmi Galaxy Fit3, aksesorin e tij më të ri të fitnesit që sjell teknologjinë e avancuar të monitorimit të shëndetit të Samsung, duke frymëzuar të gjithë të ndihen më mirë dhe të adoptojnë një mënyrë jetese më të shëndetshme. Kjo pajisje ju lejon të gjurmoni të dhënat e shëndetit dhe mirëqenies suaj, nga stërvitjet e përditshme deri te gjumi i qetë , direkt nga kyçet e dorës, gjatë gjithë ditës. Një kombinim shumë i fuqishëm që do të ndryshoje përditshmërine dhe jetën tuaj është smartphone nga gjenerata më e fundit e Galaxy A dhe aksesori, ora e zgjuar Galaxy Fit3. Lexoni më poshtë gjithçka që mund të bëni falë këtyre pajisjeve në të mirë të shëndetit tuaj.
Një gjurmues i qëndrueshëm dhe kompakt me një ekran më të madh dhe më elegant
Mbajtja e parametrave shëndetësore ditën dhe natën
Samsung gjithmonë i ka dhënë përparësi mirëqenies së gjumit, duke fuqizuar përdoruesit të kuptojnë modelet e tyre dhe të ndërtojnë zakone më të shëndetshme me mjetet e përparuara të monitorimit të gjumit. Ky angazhim reflektohet në Galaxy Fit3. Përdoruesit mund të mbajnë me lehtësi Galaxy Fit3 gjatë gjithë natës, ndërsa ai gjurmon modelet e tyre të gjumit, madje duke zbuluar gërhitjen dhe duke monitoruar nivelet e oksigjenit në gjak për të ofruar matje më të detajuara. Bazuar në modelet individuale të gjumit, Galaxy Fit3 do ju ofrojë një Sleep Coaching të personalizuar me njohuri kuptimplote që ju ndihmon të kuptoni më intuitivisht gjumin tuaj, duke ju shtyrë të bëni ndryshime pozitive.
Qëndrimi i sigurt dhe i ndërlidhur në ekosistemin Galaxy
Smartphone-i juaj i preferuar, Galaxy A55 5G apo Galaxy A35 5G dhe Galaxy Fit3 janë plotësisht në përputhje me ekosistemin Galaxy duke u dhënë përdoruesve një përvojë të qetë dhe të integruar në një sërë pajisjesh Galaxy. Përdoruesit mund të ndjekin qëllimet e tyre të fitnesit duke lidhur dy pajisjet. Kur zbulohet një rënie jonormale, Galaxy Fit3 u jep përdoruesve mundësinë që të telefonojnë menjëherë shërbimet e urgjencës për të marrë mbështetjen mjekësore në kohën e duhur. Përdoruesit mund të përdorin Galaxy Fit3 si një kontrollues pikërisht në kyçin e dorës, jo vetëm si një mjet për kamerën e smartfonit të tyre kur shkrepin foto dhe vendosin kohëmatës, por edhe për të luajtur dhe kontrolluar mediat në pajisjen e tyre të ndërlidhura. Për një përvojë të qetë, kur përdoruesit nuk duan të shqetësohen ose të përgatiten për të fjetur, ata mund të sinkronizojnë automatikisht modalitetet midis Galaxy Fit3 dhe telefonit inteligjent të ndërlidhur.