Organizohet turne përkujtimor për Burim Hatipin
Lexohet për: 1 min.
9-Organizohet
2 vite më parë
Linku u kopjua

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) ka organizuar sot një turne përkujtimor për ish-futbollistin dhe gazetarin sportiv, Burim Hatipi.

Prezent në hapjen e turneut tradicional në futboll të vogël ishin kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, presidenti i FFK-së Agim Ademi së bashku me anëtarin e KE, Sylejman Selimi, dhe kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, përcjell KosovaPress.

Turneu i sotëm u zhvillua në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, ku pjesëmarrëse ishin katër ekipet, Gazetarët Sportivë, FC Prishtina (veteranët), Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Fitues i turneut doli ekipi i veteranëve të FC Prishtina, që në finale e mundi ekipin e KOK-ut, me rezultat 6:2.

Lojtari më i mirë i turneut u shpall Azem Ahmeti, derisa golashënuesi më i mirë ishte Suad Keçi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025