Orban në Sofje: Bullgaria gjithmonë vend kyç për Hungarinë
Ballkani
Lexohet për: 2 min.
Orban në Sofje: Bullgaria gjithmonë vend kyç për Hungarinë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Bullgaria dhe Hungaria ndajnë bindjen se prioriteti i Evropës është arritja e paqes me diplomacinë në rolin udhëheqës, deklaroi sot presidenti Rumen Radev.

Ai gjatë një konferencë të përbashkët në Sofje me kryeministrin e Hungarisë, ka përgëzuar Viktor Orban për vlerësimin e matur të proceseve gjeopolitike dhe sfidave në vazhdim.

Në takim Radev dhe Orban u fokusuan në thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, siguria në rajon, migracioni ilegal dhe agjenda e BE-së.

Radev tha se të dyja vendet planifikojnë memorandume në javët e ardhshme për të zgjeruar bashkëpunimin në fushat e lidhjes dhe transportit, përdorimin e porteve të Varnës dhe Burgasit në Detin e Zi, industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe në turizëm.

Ndërsa, Orban tha se Bullgaria ka qenë gjithmonë një vend kyç për Hungarinë, duke nënvizuar se vitin e kaluar Hungaria importoi 5.6 miliardë metra kub gaz përmes Bullgarisë, pasi 85% e ekonomisë hungareze mbështetet në gaz.

Sipas tij, Hungaria ka një termocentral bërthamor, por nuk mund të marrë karburant nga Ukraina dhe vetëm Bullgaria mund ta ndihmojë Hungarinë për këtë. Ai shprehu mirënjohjen ndaj Bullgarisë për realizimin e këtyre furnizimeve.

Kryeministri shprehu kënaqësinë që anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Shengen u konfirmua gjatë Presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian. Ai njoftoi se vendi i tij është i interesuar për bashkëpunim me Bullgarinë në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake. /BTA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025