Partia e Lirisë dhe Drejtësisë bëri të ditur se kompania, e cila ka kryer punimet në strehën në Novi Sad, punon edhe në Beograd dhe se është pjesë e konsorciumit të cilin e ka udhëhequr kompania e cila, siç pretendon kjo parti, është e afërt me familjen Vuçiq.
“Në fakt, kjo kompani ishte pjesë e konsorciumit i udhëhequr nga Ras Ingjenjering, një kompani e afërt me familjen Vuçiq, të cilës i është besuar nga qyteti i Beogradit ndërtimi i Bulevardit Patriarku Pavle, i cili nuk ka përfunduar as pas më shumë se gjashtë vjet. Së bashku me Starting, në konsorciumin në kryerjen e këtyre punimeve ishte edhe kompania Lotex, e cila është e lidhur me bashkëpunëtoren e parë të Vesiqit, Tanja Popoviq. I gjithë projekti ishte në vlerë prej 2.4 miliardë dinarë”, thonë nga kjo parti.
“Për shkak të kësaj, kontraktori kryesor për rindërtimin e Stacionit hekurudhorë në Novi Sad është i paprekshëm? Kompania Starting. Ja pse thuajse askush nuk ka guxim ta përmendë as në prokurori? Pronarët zyrtarë janë ky Nikola Triviq dhe Ljiljana Tripkoviq”, ka shkruar ajo.
Në tragjedinë që ndodhi më 1 nëntor në stacionin hekurudhor në Novi Sad kur u shemb streha, 14 persona humbën jetën, tre u plagosën rëndë dhe janë ende në gjendje kritike për jetën./N1