Protesta e opozitës, në orën 11:00 para bashkisë së Tiranës do të sjellë edhe bllokimin të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor.
Si shkak edhe i incidenteve të ndodhura në protestat e mëparshme, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton se, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Protestat e opozitës vijojnë prej muajsh, ku dhe kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut, Erion Veliaj, kjo edhe pas publikimit të dosjes “5D” që çoi në pranga disa drejtore të bashkisë së kryeqytetit./RTSH/