Opozita protestë para bashkisë së Tiranës, flakadanë dhe molotov drejt objektit
Lexohet për: 2 min.
tiranaa
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbështetësit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, së bashku me grupimin e Rithemelimit të PD dhe Partisë së Lirisë zhvilluan sot protestën e radhës përpara bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Edhe gjatë kësaj proteste ka pasur incidente ku është hedhur tymuese e motolov drejt godinës së Bashkisë së Tiranës si dhe përplasje me efektivët e policisë.

Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë duke marrë masa në mënyrë që situata të mos përshkallëzojë.

Disa nga protestuesit mes të cilëve edhe Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha kishin veshur bluzën “Lironi liderin e opozitës”.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, në fjalën e tij përpara protestuesve përpara Bashkisë së Tiranës deklaroi se, Tirana sot është kthyer në kryeqytet të kullave dhe betonit, shkruan ATSh, trasmeton KosovaPress.

“Sot Tirana është kthyer në kryeqytet të kullave dhe të betonit. Kjo bashki duhet të ishte transparente, por mbyllet me zinxhir. Mbyllet me zinxhir, sepse është e zhytur në punë të pista “, tha ai.

“Të ndalojmë abuzimin me të ardhmen e fëmijëve tanë”, theksoi Teliti.

Ish-kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi tha se kjo protestë po bëhet për të ardhmen, që çdokush që vjedh buxhetin e shtetit, duhet të shkojë përpara drejtësisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024