Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra propozoi një mocion që si pikë e parë e rendit të ditës të diskutohet për tri arratisjet e fundit nga burgjet e shtetit. Përfaqësues të grupeve parlamentare të LDK-së dhe AAK-së mbështetën kërkesën e deputetes Deliu-Kodra.
Mirëpo, ky mocion nuk mori mbështetjen e deputetëve të Vetëvendosje. Për këtë çështje të ngritur nga PDK-ja, ka abstenuar kryetari I Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Pasi nuk kaloi ky mocion, deputetët e partive opozitare lëshuan sallën e Kuvendit.
Në fillim të vazhdimit të seancës, Partia Demokratike e Kosovës po ashtu ka propozuar mocion, ku përmes rezolutës i obligohet qeverisë të tërhiqet nga tri projektligje. Opozita vlerëson se projektligji për Këshillin Prokurorial i Kosovës, për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe për Zyrtarët Publik është në kundërshtim me frymën kushtetuese në Kosovë. Me këtë nuk është pajtuar partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e cila tha se të tri këto projektligje kanë ndjekur të gjitha procedurat. Ky mocion nuk ka kaluar, për votuan 23 deputetë, kundër 53 dhe një abstenim.
https://kosovapress.com/sherbimi-korrektues-jep-detaje-per-te-arratisurin-e-denuar-faton-hajrizi