Pas kritikave të opozitës, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shtyrë për një mbledhje tjetër votimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për propozimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Komisioni nuk arriti të mërkurën të procedojë në kuvend 16 kandidatë për anëtarë të Komisionit Qendror të regjistrimit të popullsisë.
Megjithatë, opozita ka kundërshtuar kandidatin Isufi për kryesues.
Depututi nga LDK-ja Avdullah Hoti ka thënë se kryesuesi i propozuar, në këtë rast, Florim Isufi është person jo i duhur, i cili sipas tij ka ndjekur një kauzë politike në procesin e demarkacionit me Malin e Zi, dhe siç tha ai ka dëmtuar vendin në procesin e liberalizimit të vizave.
Të njëjtat kritika dhe vërejtje sikur Hoti pati edhe nënkryetari i Komisionit nga PDK-ja, Mërgim Lushtaku.
Madje, Lushtaku tha se Isufi aktualisht është këshilltar i kryeministrit.
“Të thuhet i pa integritet njeriu që ka mbrojtur territorin e vendit, nuk është e drejt”, tha ai.
Komisioni vendosi që të premten të mbahet edhe një mbledhje për të arsyetuar Zyra e Kryeministrit këtë vendim me emrat e kandidatëve.