Opozita bojkoton komisionin, dështon shqyrtimi i Projektligjit për tekstet shkollore
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport nuk ka arritur të shqyrtojë Projektligjin për tekstet shkollore, për shkak se opozita ka bojkotuar komisionin.

Sipas opozitës, ata nuk do të marrin pjesë në këtë komision për shqyrtimin e "Ligjit të Kontrabanduar".

Në këtë komision kanë kalur vetëm disa amandamente të votuara nga mazhoranca, amandamente të cilat janë propozuar nga java e kaluar.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci më një prononcim për media është deklaruar lidhur me projektligjin për tekste shkollore. Ajo tha se është një ligj i munguar në arsim dhe se projektligji ekzistues është i mangët.

Ajo tha se qëllimi kryesor është që të përmirsohet cilësia e teksteve dhe se me këtë ndryshim do të ngritet edhe cilësia e arsimit.

Sipas Nagavcit, objektivi kryesor i kësaj qeverie është finalizimi i këtij projektligji.

Ministrja Nagavci u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin këtë projektligj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024