Operohet ylli i Juventusit, do të mungojë rreth gjashtë muaj
Sport
Lexohet për: 2 min.
Juventusi ka konfirmuar se Gleison Bremer iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në gju në Lyon këtë mëngjes. Braziliani lëndoi ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të majtë
“Gleison Bremer iu nënshtrua një operacioni këtë mëngjes për të rindërtuar ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të majtë. Operacioni, i cili u krye në Hôpital Privé Jean Mermoz në Lyon nga Dr Sonnery-Cottet në prani të drejtorit mjekësor të Juventusit, Dr Luca Stefanini, u konsiderua i suksesshëm", thuhet në njoftimin e skuadrës italiane.
“Lojtari do të fillojë procesin e tij të rehabilitimit në ditët në vijim, me synimin për të rifilluar aktivitetin në stërvitje”, thuhet më tutje në deklaratë, përcjellë KosovaPress.
Qendërmbrojtësi brazilian kishte pësuar një dëmtim të ligamentit në gjurin e tij të majtë javën e kaluar, në minutat e para të një ndeshjeje së Champions League kundër RB Leipzig.
Juventusi nuk e ka konfirmuar zyrtarisht kohën e rikuperimit të tij, por disa burime në Itali pohojnë se braziliani do të detyrohet të largohet nga fusha për të paktën gjashtë muaj.