Policia e Kosovës njofton se plani disamujor i antidrogës i koduar me emrin ”Golfi” vë në pranga disa të dyshuar dhe sekuestrohet sasi e drogës dhe dëshmive tjera.
Sipas policisë, jësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, rajoni i Prishtinës pas një hetimi disa mujor në rastin e koduar “GOLFI” në drejtim të veprës penale shitblerje të substancave narkotike, me datën 13 janar 2024 rreth orës 19:00, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera rajonale kanë realizuar një operacion policor në qytetin e Prishtinës.
Sipas policisë gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) janë gjetur dhe sekuestruar provat/dëshmitë si në vijim: Dhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (590.6) gram; Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (12.29) gram; Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1.75) gram; Një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë (0.39) gram; Katërmbëdhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (25.2) gram; Një armë zjarri me një karikator dhe tre fishek.
Po ashtu sipas policisë gjatë këtij operacioni janë sekuestruar një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (80.1) gram, dy peshore digjitale të cilat shërbejnë për matje në sasi të vogla, para të gatshme (56.90) euro, pesëmbëdhjete copë fishek, dy këllëfë të revoles, një kuti e armës me mbushës dhe një karikator dhe nëntë telefona celular.
“Në vend të ngjarjes ka dalë forenzika rajonale e Prishtinës, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjithave dëshmive të gjetura si prova materiale. Në kuadër të këtij operacioni është kontrolluar edhe një banesë në rr. “Bedri Berisha” në Prishtinë, por nuk është gjetur diçka e dyshuar. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë derguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të antidrogës”, thuhet në njoftim.