Operacioni “Goditja”, sekuestrohet mall i padeklaruar në Merdare
Lexohet për: 1 min.
3
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të planit operativ “Goditja”, Policia kufitare e Kosovës sot rreth orës 11:00, në hyrje të pikë kalimit kufitar Merdare, ka ndaluar për kontroll automjetin e llojit “Citroen”, me targa të Serbisë, me vozitës mashkull shtetas të Serbisë.

Pas ndalimit dhe kontrollit është gjetur mall i padeklaruar dhe pa dëshmi të blerjes, si në vijim: dy orë dore; shtatë parfuma; gjashtë palë këpucë (patika); një palë trenerka komplet; 11 palë pantolla firma të ndryshme; dy jakne, si dhe dhe dy këmisha.

Tentoi t’i jep 10 euro ryshfet policisë, arrestohet - KosovaPress

Malli është sekuestruar nga Dogana e Kosovës për vlerësim të mëtejmë dhe procedura ligjore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025