Portieri i Manchester United, Andre Onana ka konfirmuar se do të rikthehet në Kombëtaren e Kamerunit.
Onana nuk është paraqitur për vendin e tij që nga ndeshja hapëse e fazës së grupeve të Kupës së Botës në Katar, ku skuadra afrikane humbi 1-0 ndaj Zvicrës. Pas ndeshjes, u kuptua se 27-vjeçari u përplas me trajnerin Rigobert Song dhe u dërgua në shtëpi.
Sidoqoftë, në një deklartë të lëshuar në platformën “X”, portieri njoftoi se është thirrur për ndeshjen finale kualifikuese të vendit të tij kundër Burundit. , përcjellë KosovaPress.
“Në botën e futbollit, ashtu si në jetë, lindin momente përcaktuese, që kërkojnë zgjedhje vendimtare. Në muajt e fundit jam përballur me sprova të karakterizuara nga padrejtësi dhe manipulime, megjithatë, dashuria dhe lidhja ime mbetet e palëkundur me atdheun tim, Kamerunin, mbetet i paprekur. Dëshira ime për të përfaqësuar vendin tim nuk është lëkundur kurrë që nga rinia ime dhe kjo aspiratë mbetet pjesë e pandashme e identitetit tim. Asgjë dhe askush nuk mund ta lëkundë këtë bindje. I përgjigjem thirrjes së kombit tim me siguri të palëkundur, i vetëdijshëm se kthimi im nuk është vetëm për të nderuar ëndrrën time, por edhe për t'iu përgjigjur pritjes dhe tifozëve kamerunas, të cilët meritojnë një ekip kombëtar që shkëlqen. Përballë manipulimeve dhe gënjeshtrave, unë zgjedh t'i qëndroj besnik idealit tim, duke përfaqësuar me krenari një vend që meriton angazhimin tonë të sinqertë.”, ka shkruar Onana.