OKB: Vitin e kaluar mbi 2,450 raste të dhunës seksuale të lidhura me konfliktin në botë
Lexohet për: 6 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Rreth 2,455 raste të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin (CRSV) janë raportuar vitin e kaluar, sipas një raporti vjetor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Raporti i 14-të i publikuar së fundmi mbi CRSV hedh dritë mbi përdorimin shqetësues të dhunës seksuale si një taktikë lufte, torture dhe terrorizmi, veçanërisht në zonat që përballen me krizat politike dhe të sigurisë.

Në vitin 2022, numri më i madh i rasteve, duke arritur në 701, u regjistrua në Republikën Demokratike të Kongos (DRC).

Javën e kaluar, Këshilli i Sigurimit i OKB-së pati një debat të hapur në të cilin Pramila Patten, përfaqësuesja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm për dhunën seksuale në konflikt, tha: "Përdhunimi në grup, skllavëria seksuale dhe forma të tjera të dhunës seksuale po përdoren si një taktikë lufte, torture dhe terrorizmi, për të nënshtruar dhe zhvendosur popullatat".

Patten foli edhe për raportin ku për rastet e verifikuara thuhej se 94% e viktimave ishin gra dhe vajza, ndërsa 6% shkelje ndaj burrave dhe djemve.

Rreth 32% e rasteve përfshinin fëmijë, ndërsa vajzat përbëjnë 97% të këtyre rasteve.

Raporti përcakton CRSV si përdhunim, skllavëri seksuale, prostitucion të detyruar, shtatzëni të detyruar, abort të detyruar, sterilizimin e detyruar, martesë të detyruar dhe çdo formë tjetër dhune që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me një konflikt.

Rastet e dokumentuara kundër njerëzve variojnë nga mosha katër deri në 80 vjeç, ku shumica e të mbijetuarve vijnë nga prejardhje të pafavorshme socio-ekonomike.

Raporti flet edhe për incidente të dhunës seksuale ndaj burrave dhe djemve, të cilët kryesisht u janë nënshtruar përdhunimit ose formës tjetër të dhunës në paraburgim.

Raporti i OKB-së pranoi se rastet e dokumentuara përfaqësojnë vetëm një pjesë të incidenteve aktuale, pasi dhuna seksuale mbetet në mënyrë të konsiderueshme e nën-raportuar.

- Rastet e raportuara

Rreth 2,455 raste të CRSV u verifikuan nga OKB-ja në vitin 2022, duke theksuar se rritja e militarizimit dhe përhapja e paligjshme e armëve përkeqëson ashpërsinë e dhunës seksuale veçanërisht pas ndryshimeve jokushtetuese të.

Misioni i Stabilizim i Organizatës së OKB-së në Republikën Demokratike të Kongos dokumentoi 701 raste të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin.

Prej tyre janë prekur 503 gra, 187 vajza dhe 11 burra. Për më tepër, 21 raste të raportuara përfshinin 13 vajza dhe tetë gra nga vitet e mëparshme.


Patten, i cili personalisht vizitoi DRC-në dhe takoi të mbijetuarit, kujtoi sprovat e tyre të tmerrshme në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit.

Shumica e shkeljeve ndodhën gjatë përleshjeve ku përfshiheshin grupe të armatosura dhe forcat e armatosura të vendit. Grupet e armatosura joshtetërore ishin përgjegjëse për 550 incidente. Sudani i Jugut gjithashtu regjistroi një numër të madh rastesh CRSV me Misionin e OKB-së në Sudanin e Jugut duke dokumentuar incidente që prekin 221 gra dhe 71 vajza.

Autorët në Sudanin e Jugut përfshinin aktorë joshtetërorë si grupe të armatosura të organizuara, grupe të mbrojtjes civile dhe elementë të tjerë të armatosur.

Në Republikën e Afrikës Qendrore, Misioni i Stabilizim i Integruar Shumëdimensional i OKB-së ka dokumentuar 191 raste, duke prekur 83 gra, 105 vajza dhe tre burra.

Raporti gjithashtu thekson dhunën seksuale në Ukrainë që kur shpërtheu lufta me Rusinë më 24 shkurt 2022.

Rreth 125 raste të dhunës seksuale të lidhura me konfliktin janë verifikuar nga Misioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë.

Lidhur me situatën në Ukrainë, Patten i tha Këshillit të Sigurimit: "Këtë mars, kur u ktheva në Ukrainë, u takova me të mbijetuarit dhe dëgjova rrëfimet e tyre pikëlluese për dhunën brutale seksuale të kryer nga ushtarët rusë."

Rastet përfshinin 80 burra pasi dhuna seksuale u përdor për t'i torturuar ata gjatë robërisë së tyre nga forcat e armatosura ruse, grupet e saj të lidhura dhe të tjerë, sipas raportit të OKB-së.

- Autorët

Shumica e fajtorëve të përfshirë në dhunën seksuale janë aktorë joshtetërorë, duke përfshirë disa grupe të përcaktuara si entitete terroriste, thuhet në raport.

Rreth 49 palë janë të listuara si autore apo përgjegjëse për modelet e dhunës seksuale.

Rritja e përdorimit të mercenarëve, aktorëve të lidhur me mercenarët dhe kompanive private ushtarake dhe të sigurisë ka çuar në një rritje të shkeljeve të të drejtave të njeriut, thuhet në raport.

Në vendet përfshirë Malin, Mianmarin, Sudanin e Jugut dhe Ukrainën, kontraktorët privatë ose milicitë dhe grupet private u përdorën për të përforcuar operacionet ushtarake, tha ai.

Dhuna seksuale përdoret shpesh si mjet i dhunës politike për të “frikësuar dhe ndëshkuar” kundërshtarët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

“Në nivel global, gratë mbrojtëse të të drejtave të njeriut, përfshirë ato që mbrojnë në emër të viktimave të dhunës seksuale, janë shënjestruar me sulme që synojnë të ndalojnë aktivizmin e tyre,” tha Patten në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Demonstratat në Mianmar dhe Sudan dëshmuan kërcënimin dhe përdorimin e përdhunimeve dhe përdhunimeve në grup, ndërsa në Siri dhe Libi, dhuna seksuale u përdor për të synuar aktivistët.

Raporti theksoi gjendjen e vështirë të grave dhe vajzave të zhvendosura dhe refugjate që përballen me rreziqe të shtuara të dhunës seksuale.

Gratë dhe vajzat e zhvendosura në DRC, Mozambik, Somali dhe Sudan ishin të ndjeshme ndaj sulmeve seksuale nga burra të armatosur brenda dhe përreth vendeve të zhvendosjes.

Raporti foli gjithashtu se si zhvendosjet e lidhura me klimën rrisin dhunën ndërkomunale, përfshirë dhunën seksuale.

Në Somali, 50% e rasteve të dhunës seksuale në vitin 2022 prekën gratë dhe vajzat që ishin zhvendosur nga goditjet klimatike.

Viktimat janë sulmuar gjatë aktiviteteve të tyre të jetesës, si bujqësia apo mbledhja e ujit, ndërsa vajzat janë viktimizuar ndërsa shkonin në shkollë ose ktheheshin prej saj./AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024