“Ok, ik”, Guardiola zbulon bisedën me Palmer para largimit
Lexohet për: 2 min.
Pep Guardiola
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka pranuar se largimi i Cole Palmer nga Manchester City verën e kaluar ishte fatkeq dhe ka zbuluar bisedën me të para se ai të largohet për t’iu bashkuar Chelseat.

Palmer ishte njëri nga lojtarët më të mirë të “Bluve” në barazimin 4-4 në derbin e mes Chelseat dhe Manchester Cityt, ndërsa pas ndeshjes, Guardiola ka zbuluar bisedën e tij me Palmer.

Palmer zgjodhi t'i bashkohej Chelseat në ditën e fundit të afatit kalimtar veror për 42.5 milionë funte, duke u larguar nga City pasi shënoi gola në finalet e Community Shield dhe UEFA Super Cup.

Me tre gola dhe katër asistime në 10 ndeshjet e tij të para për ekipin e tij të ri këtë sezon, ai ka treguar se çfarë ka humbur City.

Guardiola pranoi se kishte këmbëngulur për ta mbajtur lojtarin në skuadrën e tij, por ishte Palmer ai që kishte vendosur që të largohej.

"Cole ishte mirë tek ne dhe po kalonte një proces të rritjes së tij, por një ditë erdhi dhe tha 'Jo, nuk dua të luaj këtu, nuk do të luaj'. Por unë i thashë 'Riyad Mahrez po largohet, ju do të keni më shumë shanse këtu' dhe ai tha 'Jo, nuk do të luaj këtu, dua të largohem', kështu që thashë 'OK, largohu' “, shpjegoi Guardiola. "Ai mori atë që donte. Është mirë për të. Ai është një lojtar i ri, një talent i madh përndryshe nuk do të kishte qenë këtu. Ai është një djalë i mirë dhe po bën shumë mirë.", shtoi Guardiola.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025