Ekziston një nevojë urgjente për të siguruar pauza dhe korridore humanitare për të shpëtuar jetë në Gaza, tha të enjten kreu i Këshillit Norvegjez për Refugjatët (NRC).
“Këshilli Norvegjez për Refugjatët bën thirrje që korridoret dhe pauzat humanitare të futen menjëherë, për të lejuar kalimin e sigurt të personelit humanitar dhe furnizimeve me ndihma në Gaza”, tha Jan Egeland në një deklaratë.“Në këtë moment, Gazës pothuajse i ka mbaruar karburanti, dhe ka furnizim rrezikshmërisht të ulët me ilaçe dhe ushqime. Kjo zonë me popullsi tepër të dendur është nën rrethim të plotë dhe bombardime të pamëshirshme nga Izraeli”, tha ai.
Egeland tha se ai u shkroi ministrave të jashtëm duke u kërkuar atyre që të siguronin menjëherë korridoret për të shpëtuar jetë dhe ai theksoi nevojën për të mundësuar ndihmë për popullin e Gazës "sa më shpejt të jetë e mundur".
Konflikti filloi kur Hamasi filloi Operacionin “Al-Aksa Flood” - një sulm i befasishëm me shumë drejtime, duke përfshirë një breshëri lëshimesh raketash dhe depërtimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.
Hamasi tha se ofensiva ishte në hakmarrje për sulmin ndaj Xhamisë “Al-Aksa” në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.
Më shumë se 2.700 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i konfliktit të shtunën, duke përfshirë mbi 1.400 palestinezë dhe 1.300 izraelitë./AA
Shtëpia e Bardhë: Nuk ka plane për të dërguar trupa amerikane në Izrael - KosovaPress