Oficeri i FSK-së, toger Ylli Dalladaku, ka përfunduar me sukses njërin nga kurset më sfiduese në Ushtrinë Amerikane, “Ranger Course” në mesin e 116 nga mbi 250 ushtarak që filluan këtë kurs.
Paraprakisht, oficeri i FSK-së ka diplomuar me rezultate të larta nga kursi bazik për oficer të këmbësorise.
“Kursi “Ranger” përfshin tre faza (lidershipi në taktikë, në terren malorë dhe terren moçalor) të cilat ndjekin metodologjinë e trajnimit progresiv duke filluar nga njohuritë bazike te ato më të sofistikuar”, thuhet në njoftim.
Në fazën e taktikave, studentët trajnohen për operacionet e skuadrës dhe përqendrohen në misionet e pritës dhe zbulimit, operacionet e bazës së patrulluese dhe planifikimin përpara se të kalojnë në operacionet në nivel togu.