(E përditësuar) Në gjykimin kundër ish-krerëve të UCK-së në Hagë, oficeri britanik derisa është intervistuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit, është pajtuar me avokatin se serbët sajonin operacione vetëm sa për ta etiketuar UÇK-në si terroriste.
Gjatë dëshmisë së tij ai ka thënë se për Hashim Thaçin nuk kishte dëgjuar deri në kohën e Rambujesë.
Pjesë nga dëshmia e oficerit britanik:
Kehoe:A njihnin rastin Panda?
Kehoe: Duke vazhduar me këto operacionet e sajuara që ky është fakt që është përdorur nga autoritet serbe të cilët kanë shpërndarë fletushka me informacion për popullsinë shqiptare?
Ledwidge: Serbët me të cilët kam folur lidhur me këtë kanë përmendur këtë rast si justifikim për të quajtur UÇK terroriste nuk kam asnjë vështirësi që ta quaj këtë siç e quajtët ju, operacion i sajuar, operacione të sajuara dhe për të mbajtur konfliktet dhe tensionet në nivel të lartë.
Gjatë ditës së sotme pyetjet për oficerin britanik që kishte shërbyer në Kosovë në kuadër të misionit të OSBE-së, i ka bërë edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar por jo edhe avokati i viktimave.
Seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë të mërkuren në gjykatoren e Speciales në Hagë.
Oficeri britanik nis dëshminë në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve
Në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, filloi të dëshmojë Francis Ledwidge, oficer i ushtrisë britanike i cili kishte shërbyer në Kosovë gjatë periudhës së luftës.
Prokurori Nico Baarlink tha se Ledwidge ka shërbyer në misionin e OSBE-së nga nëntori 1998 deri në mars 1999, si dhe nga korriku 1999, që sipas tij kishte hetuar rastet e personave të cilët pretendohet se janë ndaluar në zonën e Rahovecit.
Sipas prokurorit, dëshmitari kishte zhvilluar intervista me të ndaluarit.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Paraprakisht, në gjykatore dëshminë e ka përfunduar ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa.
Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.