Duke marrë parasysh situatën e rëndë energjetike në Maqedoninë Veriore, OEMVP propozoi një sërë masash për të zbutur krizën e energjisë elektrike.
Qeveria definitivisht dhe menjëherë, me kapacitet të plotë, të fillojë punën dhe të ndihmojë kompanitë përmes heqjes së TVSH-së për energjinë elektrike, ngrirjen e çmimit të energjisë elektrike sipas shembullit të vendeve fqinje, përshpejtimin e procedurave për instalimin e fotovoltaikëve dhe së fundi, rialokim të një pjesë të madhe, nëse jo të gjithë shumën e fondeve nga shpenzimet kapitale, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Masat e propozuara të OEMV për krizën energjetike
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me anëtarët e saj bëri një analizë thelbësore të këtij problemi dhe doli me një sërë masash dhe propozimesh për zbutjen e krizës. Sipas hulumtimit të OEMVP, për pjesën më të madhe të kompanive, gjegjësisht 65% e anëtarësisë, të cilat tashmë kanë një infrastrukturë me efikasitet energjetik, shpenzimet e energjisë elektrike në vitin 2021 kanë qenë nga 1.3% deri në 2.3% e totalit të shpenzimeve mujore. Ndërsa këtë vit ato shpenzime janë rritur nga 2 deri në 6 herë. Faturat e muajit korrik tashmë arrijnë 7-10% të shpenzimeve operative mujore. Nga ana tjetër, situata me kompanitë prodhuese është alarmante. Pa përjashtim, për të gjithë prodhuesit, shuma e shpenu mujore të energjisë elektrike përfaqëson të paktën 25% të kostove totale, ndërsa nga ana tjetër marzha e fitimit të tyre është më pak se 5%.
Duke marrë parasysh këtë situatë, OEMVP propozoi një sërë masash për të zbutur krizën e energjisë elektrike. Pritshmëritë janë që qeveria definitivisht dhe menjëherë, me kapacitet të plotë, të fillojë punën dhe të ndihmojë kompanitë përmes heqjes së TVSH-së për energjinë elektrike, ngrirjen e çmimit të energjisë elektrike sipas shembullit të vendeve fqinje, përshpejtimin e procedurave për instalimin e fotovoltaikëve dhe së fundi, rialokim të një pjesë të madhe, nëse jo të gjithë shumën e fondeve nga shpenzimet kapitale, për t'u investuar në burimet e rinovueshme të energjisë, me qëllim shfrytëzimin maksimal të të gjithë kapaciteteve shtetërore për prodhim të energjisë elektrike.
Qeveria duhet të marrë urgjentisht masa për krizën energjetike, sepse ky problem vë në pikëpyetje vetë ekzistencën dhe mbijetesën e bizneseve në treg.
Shërbimi informativ,