Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e reja anti-COVID-19, duke thënë se hotelieria-gastronomia nuk ka qenë dhe nuk është vatër e infeksioneve.
OHT thekson se si sektor janë më të dëmtuarit dhe më të pa mbështeturit nga Institucionet e Kosovës.
Reagimi i plotë:
Tash e sa ditë jemi koshient se fatkeqësisht rastet me Covid-19 janë rritur shumë edhe në vendin tonë.
Si çdoherë, edhe kësaj here masat e reja janë marrë pa asnjë konsultim me organizatat apo shoqatat që përfaqësojnë bizneset, e këto masa si zakonisht i kemi kuptuar vetëm përmes rrjeteve sociale apo medieve tona!
Pse bizneset nuk punuan deri tani me kapacitete të plota, pse dasmat nuk u lëshuan dhe asnjë masë nuk u lehtësua as edhe për festat e fundvitit, pavarësisht kërkesave dhe presioneve tona!
Dhe me këtë viem në përfundim që hotelieria/gastronomia nuk ka qenë dhe nuk është vatër e infeksioneve.
Përveç këtyre duhet ta ripërmendim prap që si sektor jemi më të dëmtuarit, dhe më të pa mbështeturit nga Institucionet e Kosovës, pra nuk është bërë asnjë subvencionim ndaj këtyre sektoreve, edhe një ndihmë sadopak e vogël që ka qenë ajo e TVSH%-së tani veçse është ngritur prapë në 18%!
Kjo për shkak se vetëm është rritur çmimi i energjisë elektrike dhe nuk është bërë asnjë lehtësim për bizneset, asnjë subvenconim e as ndonjë rritje page ndaj punëtorëve!
Për mos ta zgjatur shumë rritja e rasteve të të infektuarve është një fatkeqësi, dhe krejt kjo po ndodh falë neglizhencës së Qeverisë si ndaj shëndetit publik ashtu edhe ndaj shëndetit ekonomik.