Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) ka marrë me shqetësim lajmin për ndalimin e qytetarëve të Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë të cilët nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas.
“Ky lajm ka tmerruar OHTK-në dhe udhëheqësit e saj prandaj kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera përkatëse që të veprojnë sa më parë në mënyrë që qytetarët tanë të lirohen të lëvizin lirshëm”, thuhet në reagim.
“Është koha që institucionet tona dhe ato të shtetit shqipar të reagojnë ndaj këtij akti qyqar të Serbisë”, thuhet në reagim.
OHTK ka apeluar te Qeveria që qyetetarëve tanë të Kosovës t'u ofrohet mbrojtje dhe mbështetje duke uruar ata sa më parë të kthehen në Kosovë.