OFK ka marrë 84 ankesa nga farmacistët për plotësim-ndryshimin e orarit të kujdestarisë
Lexohet për: 2 min.
barnatoret-210224
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas orës 21:00 janë vetëm disa barnatore në kryeqytet qëndrojnë të hapura për qytetarët në rast nevoje. Kjo për  barnatoret  po  shkakton humbje te mëdha.

Sa i përket këtij vendimi për orarin e kujdestarisë së barnatoreve, nga Oda e Farmacistëve u shprehën se vendimi i marrë për barnatoret është shumë i drejtë. 

Jehona Haka nënkryetarja e Odës të Farmacistëve të Kosovës për KosovaPress, tha se kjo rregullore ishte vendosur në vitin 2010, por nuk ka qenë aktive. Haka tha se kur është bërë plotësim-ndryshimi i orareve të kujdestarisë për barnatoret, kanë pasur rreth 84 ankesa.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Vendosjen e kësaj rregullore e kanë mirëpritur shumë barnatore, ndërsa janë adresuar vetëm gjashtë ankesa nga farmacistët.

Për ato barnatore që punojnë jashtë këtij rregulli, Hakaj potencoi se nuk është kolegiale dhe se inspektorati i punës së Komunës të Prishtinës duhet të japë dënimet e merituara dhe jo vetëm të marrin masa.

Humbje financiare po kanë barnatoret shkak i kësaj rregullore. Pronarë e farmacistë po ankohen për këtë çështje. Ndër ta është edhe Arbnor Alidema, pronar i një barnatoreje në Prishtinë, për KossovaPress, u shpreh se humbjet e mëdha po vazhdojnë të jenë, ndërkaq tha se për pacientët është bërë shumë e vështirë që të gjejnë barërat që ju duhen dhe se të njëjtit detyrohen që të shkojnë në vende tjera jashtë kryeqytetit që të gjejnë barin që iu duhet.

Problemi më i madh, sipas Alidemës është te Komuna e Prishtinës, pasi konsideron sepse këta të fundit duhet të ndërrojnë orarin e punës për barnatoret.

Ndërsa, drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi tha se problemi i vazhdueshëm me të cilin po hasin si institucion, janë barnatoret të cilat nuk po e respektojnë orarin e kujdestarisë.

Ai tha se ka raste kur shumë barnatore punojnë në ditë te festave, si dhe pas përfundimit të orarit të përcaktuar ato vazhdojnë të jenë të hapura.

Përndryshe, edhe Komuna e Ferizajt është në proces të hartimin të orarit për barnatoret. /A.Zogaj/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024