OBSH shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirusit
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shtuar thirrjet për vaksinim të grupeve të rrezikuara nga koronavirusi, duke thënë se me uljen e shkallës së vaksinimit, është rritur numri i të infektuarve.

“Jemi dëshmitarë për një rënie alarmate të shkallës së vaksinimit”, ka thënë ekspertja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove në Gjenevë, duke iu referuar shifrave të dy vjetëve të fundit.

Sipas saj, rënia më e madhe është vërejtur te personat më të moshuar, dhe punëtorët e kujdesit shëndetësor.

“Kjo situatë duhet të përmbyset urgjentisht”, ka thënë ajo.

Nga të gjitha testimet për koronavirus, shkalla e rezultateve pozitive është rritur që disa javë, dhe ka arritur në mbi 10 për qind, ka raportuar OBSH, bazuar në të dhënat e 84 shteteve.

Në Evropë, shkalla e infektimit është mbi 20 për qind.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka regjistruar në përditësimin e fundit të të dhënave – të periudhës 10-23 korrik - 19 persona me koronavirus, dhe asnjë viktimë.

Van Kerkhove ka thënë se beson që virusi është përhapur më shumë sesa sugjerojnë statistikat.

Ajo e ka përmendur që vetëm në Lojërat Olimpike në Paris, 40 sportistë kanë dalë pozitivë.

Ajo e ka pranuar që situata aktuale as që krahasohet me fazën e pandemisë, pasi më shumë njerëz tani janë të mbrojtur prej rundeve të vaksinimit, dhe infektimeve që kanë pasur në të kaluarën.

Megjithatë, ajo ka thënë se OBH pranon të dhëna prej shumë pak vendeve lidhur me situatën që ekziston nëpër spitalet e tyre.

Sipas saj, OBSH-ja është e “verbër” kur bëhet fjalë për të krijuar një ide të qartë për shkallën e përhapjes së virusit./REL

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024