OBSh: Fëmijëve nuk duhet t’u jepen shurupe kundër kollës, trajtojini me ilaçe shtëpiake
Lexohet për: 3 min.
Screenshot_15-2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në një raport të fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se fëmijëve në Uzbekistan nuk duhet t’u jepen shurupe kundër kollës, të cilat prodhohen nga kompania me bazë në Noida, Marion Biotech. Kompania me bazë në Noida është vënë në qendër të vëmendjes pasi Uzbekistani pretendoi vdekjen e 18 fëmijëve për shkak të konsumit të shurupit të kollës të prodhuar prej tyre. Në një alarm për produktin mjekësor të mërkurën, OBSh tha se “produktet mjekësore nën standarde”, të prodhuara nga Marion Biotech, “janë produkte që nuk përmbushin standardet ose specifikimet e cilësisë dhe për këtë arsye janë jashtë specifikimeve”.

OBSh thotë se shurupet e kollës të prodhuara nga indianët janë “nën standard”

OBSh ka theksuar në mënyrë shumë specifike se shurupet e kollës të prodhuara nga kompania janë “nën standard” dhe me këtë nënkuptojnë se ilaçi nuk ka përmbushur standardet e cilësisë dhe për këtë arsye nuk duhet të prodhohet apo përdoret. Në një njoftim të publikuar në faqen e zyrtare të OBSh-së, ata kanë specifikuar dy produkte në Uzbekistan si “nën standard” ose të kontaminuar, sipas The Helthsite.

Sipas raporteve të OBSh-së, laboratorët kombëtarë të kontrollit të cilësisë të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Uzbekistanit kryen një analizë laboratorike mbi shurupet e kollës. Rezultatet treguan sasi të papranueshme të dietilen glikolit dhe/ose etilen glikolit si ndotës. Agjencia shëndetësore e OKB-së shtoi se, “Produktet nën standarde janë të pasigurta dhe përdorimi i tyre, veçanërisht te fëmijët, mund të rezultojë në lëndime serioze ose vdekje”.

A duhet t’u jepen fëmijëve shurupe kundër kollës?

Ekspertët thonë se fëmijëve, kryesisht foshnjeve dhe të vegjëlve nuk duhet t’u jepen fare shurupe kundër kollës. Nuk duhet t’i jepet askujt që është më pak se gjashtë vjeç. Në vend të kësaj, prindërit mund të përdorin ilaçe shtëpiake për të kuruar kollën dhe të ftohtin, për shembull, mjaltë ose një pikë limoni. Pediatrit kanë deklaruar se ndonjëherë prindërit priren të vetë-mjekojnë fëmijën e tyre me shurupe kundër kollës pa recetë. Ky është një hap shumë i rrezikshëm. Shurupet e kollës shpesh u jepen fëmijëve nga prindërit si zgjidhje për kollën, por shurupet nuk e shërojnë këtë problem. Ekspertët thonë se shurupet e kollës nuk janë një trajtim kurues, por simptomatik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024