Objekti nga hapësira godet një shtëpi në Florida
Lexohet për: 3 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Një objekt i supozuar nga hapësira ra në një shtëpi familjare në Florida, duke thyer çatinë dhe dy kate. Më 8 mars, astronomi Jonathan McDowell publikoi foto të një objekti që besohet të ketë origjinën nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) që ka rihyrë në atmosferën e Tokës. Dyshohet se bëhet fjalë për pjesën e baterisë së pajisjes EP-9, e cila është nxjerrë nga ISS dhe ka hyrë në atmosferën mbi Gjirin e Meksikës, midis Kankunit dhe Kubës. Pak minuta më vonë, ai duhej të arrinte në Fort Myers, por përfundoi në Naples, Florida, rreth 65 kilometra larg.

Pronari i shtëpisë së dëmtuar në momentin e ngjarjes ka qenë me pushime dhe fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Alejandro Otero kontaktoi McDowell në rrjetin social X dhe ndau fotot e dëmtimit të shtëpisë së tij, si dhe fotot e mbeturinave hapësinore. "Duket sikur një nga ato pjesët që humbën Fort Myers u ul në shtëpinë time në Naples (Florida)," shkroi Otero, duke shtuar se objekti çau çatinë dhe dy kate të shtëpisë së tij dhe gati sa nuk goditi djalin e tij.

Otero thotë se kishte kontaktuar agjencinë hapësinore amerikane NASA, përfaqësuesit e së cilës kanë marrë objektin dhe synojnë të kryejnë një analizë në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida për të përcaktuar origjinën e tij. Nëse objekti është në pronësi të NASA-s, Otero ose kompania e tij e sigurimeve mund të bëjë një pretendim kundër qeverisë federale sipas Aktit Federal të Kërkesave të Detyrimeve, sipas Michelle Hanlon, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Ligjin e Ajrit dhe Hapësirës në Universitetin e Misisipit. “Bëhet më interesante nëse zbulohet se ky material nuk është me origjinë nga Shtetet e Bashkuara”, tha ajo për revistën “Ars”. “Nëse është një objekt hapësinor i krijuar nga njeriu, i cili është lëshuar në hapësirë nga një vend tjetër, i cili ka shkaktuar dëme në Tokë, ai vend do të jetë absolutisht përgjegjës ndaj pronarit të shtëpisë për dëmin e shkaktuar”. Kjo mund të jetë një çështje në këtë rast. Bateritë ishin në pronësi të NASA-s, por ato ishin ngjitur në një strukturë palete të lëshuar nga agjencia hapësinore e Japonisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025