Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump është vënë në qendër të kritikave nga mediat amerikane për shkak të koleksionit që ka nxjerrë në ankand, i quajtur ndryshe si koleksioni i “Kreut të Shtetit”.
Pjesa më e madhe e veshjeve të një zonje të parë ruhet dhe shpesh i jepet një biblioteke presidenciale ose një muze tjetër, ndaj vendimi i znj Trump po anashkalon traditën, thonë ekspertët.
Të anashkalosh traditën dhe të shikosh përfitimin më të madh është një shenjë dalluese “Trumpiane”, sipas mediave. Melania Trump nuk ka dhënë asnjë sqarim nëse këto para do të shkojnë një pjesë për bamirësi spo do të jenë tërësisht për përfitim personal, ndërsa blerja do të bëhet vetëm me kriptomonedhën Solana.
"Shumë prej këtyre artikujve kanë një rëndësi të veçantë historike, fustani i veshur në një ceremoni inaugurimi ose fustani i veshur në vizitë presidenciale, për shembull," thotë Updegrove.
Ankandi përfshin gjithashtu një pikturë me bojëra uji nga artisti francez Marc Antoine Coulomb, kapelja si dhe një vepër dixhitale NFT (Non Fungible Token) me të njëjtat bojëra uji.
Ish zonja e parë, Melania Trump do të mbahet mend si rezistente ndaj të folurit publik, ajo bënte rrallë udhëtime, nuk bëri fushatë aktive dhe me raste shprehte pikëpamje ose ide të krahasuara me ato të bashkëshortit të saj, ish-presidentit Donald Trump.