Nxënësit e shkollës private “Mehmet Akif Ersoy” kanë dalë sërish sot në protestë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë që vendosi mbylljen e këtij institucioni arsimor, me arsyetimin se ka identifikuar një sërë shkeljesh të legjislacionit në fuqi.
Nxënësit kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit për të kërkuar shfuqizimin e vendimit për mbylljen e shkollës.
“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”.
Më 23 shtator Ministrja Kushi deklaroi se arsyet e mbylljes së shkollës kanë ndodhur si pasojë e mosplotësimit të kritereve ligjore dhe fillimit të procesit mësimor 2022-2023 në ambiente të pa miratuara nga Ministria e Arsimit.