Numri i të vdekurve nga tërmeti vdekjeprurës në Marok është rritur në 2 mijë e 497 persona, sipas Ministrisë së Brendshme të këtij vendi.
Në një deklaratë, ministria tha se 2 mijë e 476 persona të tjerë u plagosën në tërmetin me magnitudë 7 që goditi vendin e Afrikës Veriore të premten vonë.
Dëme masive u raportuan në Marrakech, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, nga tërmeti vdekjeprurës.
Ekipet e shpëtimit vazhduan të hënën kërkimin për personat e zhdukur të bllokuar nën rrënoja për të katërtën ditë pas tërmetit shkatërrues.
Disa ekipe të huaja të shpëtimit kanë mbërritur tashmë në vend për t'u bashkuar në përpjekjet e kërkimit për të mbijetuarit.
Maroku deri më tani ka pranuar oferta ndihme nga Spanja, MB, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Tërmeti ishte më i forti që goditi vendin e Afrikës së Veriut në shekullin e fundit, sipas Institutit Kombëtar Gjeofizik të Marokut.