Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore ruse në Kiev ka shkuar në 28
Lexohet për: 2 min.
Ukraina
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Numri i të vdekurve në kryeqytetin e Ukrainës Kiev nga sulmet ajrore ruse që synonin rajone të shumta të vendit të premten është rritur në 28, deklaruan zyrtarët lokalë të hënën.

"Për fat të keq, trupat e të vrarëve si rezultat i sulmeve me raketa janë ende duke u gjetur. Ekipet e shpëtimit nxorën një trup tjetër nga nën rrënoja," njoftoi Serhiy Popko, kreu i Administratës Ushtarake të qytetit të Kievit, në një deklaratë në Telegram.

Në një deklaratë të mëparshme, Popko tha se numri i të vrarëve ishte rritur në 27 pasi katër trupa të tjerë u gjetën nën rrënoja.

Duke treguar se operacionet e kërkim-shpëtimit në kryeqytet janë ende në vazhdim, Popko tha më tej se 30 persona u plagosën nga sulmet ajrore.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës (DSNS) tha se gjeti trupat e tetë personave në lagjen Shevchenkivskyi të Kievit gjatë ditës së kaluar.

Të paktën 40 persona u vranë në rajone të ndryshme të Ukrainës pas një sulmi masiv ajror nga forcat ruse të premten, të cilin presidenti Volodymyr Zelenskyy e përshkroi si "sulmin më të rëndë" deri më tani nga Moska.

Pas sulmit, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se një ditë zie do të mbahet në kryeqytet më 1 janar. (AA)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024