Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis sot në mesditë numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Deri më tani nga procesimi i 37 kutive sa janë 2,557, janë numëruar 1,45% deri në orën 15:00.
Ndërsa, pesë kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje më të votuar janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schëarz.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës më të votuarit deri më tash gjatë procesimit të parë janë: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Vjollca Kadolli Halili dhe Doarsa Kica-Xhelili.
Nga procesimi i votave deri më tash janë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prijnë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Daut Haradinaj dhe Burim Ramadani.
Subjekti i tretë është renditur, PDK me 1 mijë e 222 vota ose 11.73 për qind. Pas saj renditet LDK-ja me 953 vota ose 9.15% dhe e pesta KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP me 392 vota ose 3.76%.
Numërimi po vazhdon dhe rezultatet mund të ndryshojnë me hapjen e kutive të tjera gjatë procesimit të votave dhe publikimit nga KQZ.

