Nuk po i ec mirë te Bayerni, Tuchel ka një mesazh për Manen
Lexohet për: 2 min.
3-Mane
1 vit më parë
Linku u kopjua

Thomas Tuchel është optimistë se Sadio Mane ende mund ta gjejë formën e tij më të mirë te Bayern Munichu, pas një sezoni jo të mirë me kampionin gjerman.

Pas një viti të suksesshëm me Liverpoolin, ylli i Senegalit arriti në “Allianz Arena”, me shpresën e tifozëve se ai do të jetë lider i sulmit këtë vit, e edhe në vitet e ardhshme, raporton KosovaPress.

Por, me vetëm 11 gola të shënuar brenda 29 ndeshjeve përgjatë gjitha garave, kontributi i Manes nuk përshtatet me pritjet që kishte klubi, dhe tani nuk është më ndër favoritët për pozitën e titullarit te Bayerni.

Një lëndim i pësuar para Kupës së Botës në nëntor nuk e ndihmoi shumë atë, por që kur u kthye nga lëndimi në muajin shkurt, ai ka bërë një asistim në pesë ndeshjet që është paraqitur.

Të shtunën, Mane luajti vetëm 21 minuta kur u inkuadrua në lojë si rezervist, në fitoren 4:2 të Bayernit kundër Borussia Dortmundit.

Tuchel insiston se Mane është në planet e tij te gjiganti i Bundesligas, duke e përshkruar talentin e tij si “përtej çdo dyshimi”.

“E njoh atë shumë mirë nga Anglia. Nuk diskutohet se Sadio është absolutisht një top lojtar”, tha Tuchel.

 “Ai shënoi 20, 30 gola çdo vit për Liverpoolin dhe ishte një lojtar absolut kyç atje. Cilësia e tij është përtej çdo dyshimi. Edhe në moshën e tij, duhet kohë që t’i përshtatesh ndryshimit të klubeve. Kjo mund të merr kohë. Nuk ka dyshim për kualitetin e tij dhe se çfarë ai mund të na sjell neve”, shtoi më tej Tuchel.

Mane kishte humbur vendin e tij si titullar nën trajnerin e mëparshëm, Julian Nagelsmann, i cili u shkarkua së fundmi pasi humbi mbështetjen nga brenda klubit pas një humbjeje 2:1 nga Bayer Leverkuseni.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024