Nuk ndryshon strategjia, Kosova i kërkon tjetër bashkëpunim Shqipërisë në sport
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua
Bashkëpunimi i Kosovës me Shqipërinë në fushën e sportit vazhdon të thellohet gjithnjë e më shumë. Në vitin 2026 këto dy shtete mund ta bëjnë së bashku organizmin e fazave finale të Kampionatit Evropian të Volejbollit për grupmoshën U18 në konkurrencën e femrave.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, Sekretari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikqi.
“Po e bëj publike për herë të parë, ne jemi në bisedime me Federatën Shqiptare të Volejbollit që në vitin 2026 të jemi nikoqir të fazës finale të Kampionatit Evropian në volejboll, në grupmoshën U18 në konkurrencën e femrave. Kjo është vetëm në fazën ideore, duhet të kalojë nëpër mjaftë faza, mirëpo besojmë edhe shpresojmë se do ta fitojmë një organizim të tillë. Kjo është si një lloj testi para organizimit të Lojërave Mesdhetare, edhe pse në Lojërat Mesdhetare pritet të ketë më shumë ekipe kombëtare, por sa do pak ta shohim se ku qëndrojmë me këtë pjesën organizative”, tha Nikqi.
Ai është shprehur shumë optimist për ta fituar këtë të drejt derisa ka zbuluar se vendimi final do të merret vitin e ardhshëm.
Ndryshe, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë i një niveli shumë më të lartë në Lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen në vitin 2030.