“Nuk kam më çka të jap te Ferizaj”, Munishi jep dorëheqje
Lexohet për: 1 min.
1-Munishi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ismet Munishi ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të klubit të Ferizajt.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë Munishi dhe klubi i Ferizajt, përmes komunikatave në “Facebook”, raporton KosovaPress.

“Dje e kuptova se nuk kam më çka të jap te klubi i FC Ferizaj, prandaj ofrova dorëheqjen e parevokueshme. Shumë suksese në vazhdim”, shkroi Munishi në “Facebook”.

“Të nderuar tifozë, FC Ferizaj ju njofton se pas një periudhe më shumë se 5 mujore në krye të shtabit teknik, Ismet Munishi ka ofruar dorëheqje nga pozita e trajnerit.

Me këtë rast, FC Ferizaj, e falenderon përzemërsisht trajnerin Munishi për punën dhe kontributin e tij sa ishte pjesë e klubit tonë”, shkruante në komunikatën e Ferizajt.

Ferizaj momentalisht zë vendin e katërt në Ligën e Parë në Grupin B me 14 pikë të arkëtuara, shtatë pikë larg vendit të parë, Ulpianës. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025