Sonte në Prishtinë u mbajt një marsh-protestë e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, e cila kishte për qëllim dënimin dhe ndalimin e vrasjeve dhe dhunës së ushtruar ndaj grave e vajzave.
Pjesëmarrësit në këtë protestë thonë se vajzat e gratë në Kosovë janë në rrezik si rezultat i dhunës së ushtruar nga burrat dhe se kjo dukuri negative duhet të merr fund.
“Jemi mbledhur, sepse vajzat dhe gratë në Kosovë janë në rrezik. Jemi mbledhur për ta treguar edhe njëherë se kjo gjendje lufte, që ne vajza e gra e përjetojmë, duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë. Është ky sistem që sot e qeveris çdo sistem të shoqërisë e shtetit, që prodhon burra dhunues e vrasës dhe gra viktima ...” tha Sijarina.
Qytetarja Arjeta Krivaça tha për KosovaPress se vrasja dhe dhuna e ushtruar ndaj grave është një ngjarje shumë e rëndë.
Fjolla Muçaj, aktiviste, tha se protesta e organizuar sonte në Prishtinë është bërë me qëllim që t’i bëhet thirrje shtetit se siguria e grave çdo ditë është duke u cenuar gjithnjë e më shumë.
“Ne kemi dalë në protestë për të thirrur edhe një herë shoqërinë, shtetin, familjet, për të alarmuar edhe një herë vrasjet që janë duke ndodhur dhe dhuna që është duke ndodhur në përditshmëri për gratë. Siguria e tyre çdo ditë e më shumë është duke u bërë më e cenueshme,” tha Muçaj.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.