Nuk iu aprovua kandidatura për president të FFK-së, Vokrri: Kjo tregon qartë tendencën e kundër kandidatit për të eliminuar konkurrencën
Lexohet për: 2 min.
14-Vokrri
2 vite më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka vendosur sot që mos të pranojë kandidaturën e Gramoz Vokrrit për postin e presidentit të FFK-së, ndërsa në anën tjetër aprovoi kandidaturën e presidentit aktual Agim Ademi.

FFK përmes një komunikate zyrtare ka sqaruar se vendimi është marrë në bazë të nënshkrimeve të siguruara nga Vokrri, për të cilat spekulohet se disa janë të kontestueshme, përcjell KosovaPress.

Por, reagimi i Vokrrit pas kësaj komunikate ishte i shpejtë, ku menjëherë demantoi këto spekulimeve duke thënë që kjo gjë tregon qartë tendencën e kundër kandidatit për të eliminuar me çdo kusht konkurrencën dhe frymën demokratike të këtij procesi.

“Komisioni fantom i « pavarur » brenda FFK-së vendos të refuzojë nënshkrimet e deponuara. Një gjë të tillë e bën jashtë çdo afati dhe norme statutare. Kjo tregon qartë tendencën e kundër kandidatit për të eliminuar me çdo kusht konkurencën dhe frymën demokratike të këtij procesi”, shkruante Vokrri.

“Në arsyetimin FFK-së kontestohën nënshkrimet e KIKËS, ULPIANËS dhe PRISHTINËS. Të bashkangjitura keni faktet që dëshmojnë të kundërtën. Këto nënshkrime kanë emra, mbiemra dhe vendime nga klubet e tyre. Me respekt dhe fair play”, shkruante më tej në reagimin e Vokrrit në “Facebook”.

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni fotot me emrat dhe vendimet e klubeve për këto nënshkrime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025