Zëdhënësja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Nabila Massrali nuk konfirmoi sot nëse ka ndonjë informacion të ri për mundësinë e dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Ajo potencoi se lidhur me këtë çështje do të njoftojnë kur të jetë e përshtatshme.
“Ne do të analizojmë më zëvendëskryeministrin Bislimi rezultatet nga takimi i zhvilluar në Bruksel dhe mandej do të përcaktojmë një ecje përpara për muajin prill, brenda të cilit do të ketë edhe një takim të nivelit të lartë. Theksoj se duhet të zbatohet e gjithë marrëveshja dhe në kuadër të marrëveshjes, kemi një nen që është i 10 dhe është për zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme por si një çështje urgjente është çështja e të pagjeturve”, ka thënë ai.