Norvegjia do të vendosë ushtrinë për mbrojtjen e objekteve të gazit e naftës
Lexohet për: 2 min.
FdsU74aWIBcRc1Y
2 vite më parë
Linku u kopjua

Norvegjia do të vendosë ushtrinë për të mbrojtur objektet e saj të naftës dhe gazit nga sabotimet e mundshme pasi dy tubacionet e gazit rus në Evropë u sulmuan, tha kryeministri i Norvegjisë.

Një rrjedhje gazi si rezultat i një sabotimi të mundshëm të zbuluar në tubacionet e gazit Nord Stream të martën ka çuar tregjet e energjisë në trazira dhe ka rritur shqetësimet e sigurisë.

Norvegjia është aktualisht furnizuesi më i madh i gazit në Evropë dhe furnizuesi kryesor global i naftës.

Ajo ka më shumë se 90 fusha gazi dhe nafte në det të hapur, shumica e të cilave janë të lidhura me një rrjet tubacionesh gazi që shtrihen për rreth 9.000 kilometra.

"Ushtria do të jetë më e dukshme në objektet norvegjeze të naftës dhe gazit. Sulmi "do të përgjigjet së bashku me aleatët tanë," tha  Jonas Gahr Stoere në një konferencë shtypi.

Norvegjia është anëtare e aleancës së NATO-s. Në det, marina do të angazhohej për të mbrojtur objektet detare, dhe në tokë, policia mund të rrisë praninë e saj në objekte, shtoi ai.

Të hënën, Agjencia Norvegjeze e Sigurisë së Naftës bëri thirrje për vigjilencë më të madhe ndaj dronëve të paidentifikuar pranë platformave të gazit dhe naftës në detin e Norvegjisë, duke paralajmëruar se ata mund të paraqesin rrezik aksidentesh ose sulmesh të qëllimshme.

Stoere tha se fluturimet me dron "kryesisht ndodhën në shtator" dhe ishin të "madhësive të ndryshme" dhe aktiviteti i tyre ishte "i pazakontë". Megjithatë, ai përsëriti se nuk shihte kërcënime specifike kundër sektorit të gazit dhe naftës në detin e Norvegjisë dhe nuk kërkoi ndihmë ushtarake nga aleatët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025