Normalizohet qarkullimi në pikat kufitare me Serbinë
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton qytetarët e Kosovës se është normalizuar qarkullimi në pikat kufitare me Serbinë.

“Njoftohen të gjithë qytetarët se është normalizuar qarkullimi në Pikë Kalimet Kufitare me Serbinë. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim! Nëse keni nevojë për informim shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095,” thuhet në një njoftim në Facebook.

Ndryshe, sot një grup serbësh ka protestuar në pikë kalimin kufitar Jarinjë, në pjesën e Serbisë, për të kundërshtuar shtetin e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024