Njësitet e Policisë bashkohen në një ushtrim
Lexohet për: 2 min.
policia
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës sot në kampin ‘Vrella’, mbajti një ushtrim fushor i cili u përcoll nga afër nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, stafi i lartë menaxhues në krye me drejtorin e përgjithshëm të PK-së, Samedin Mehmeti, si dhe përfaqësues nga  ICITAP-i amerikan.

Përmes këtij ushtrimi Policia e Kosovës me zyrtarët e saj të profileve të ndryshme, si nga njësitet speciale, njësitet e reagimit të shpejtë, njësitet për trajtimin e materieve të rrezikshme, njësitet e rendit publik, ekipet mjekësore etj., demonstruan aftësitë dhe shkathtësitë e tyre profesionale, në rast të intervenimit dhe menaxhimit me situata të ndryshme në nivel vendi.

“Policia e Kosovës, përmes realizimit të trajnimeve dhe ushtrimeve në nivele të ndryshme, po dëshmon angazhimin dhe përkushtimin e saj, për të qenë profesionale, e zhvilluar dhe moderne, e pajisur me mjetet e nevojshme policore me qëllim të përmbushjes së synimeve dhe objektivave strategjike, në interes të sigurisë së përgjithshme. Me nga një fjalë rasti njësiteve policore dhe të pranishmëve iu drejtua ministri Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm Mehmeti, të cilët vlerësuan lartë angazhimin, përkushtimin dhe realizimin e ushtrimit në mënyrë mjaft profesionale, dhe me këtë u dëshmua se Policia e Kosovës ka kapacitete dhe është e gatshme në reagime dhe veprime policore në situata të ndryshme, në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe vendin”, thuhet në njoftim.

Bashkangjitur keni një video-link me sekuenca dhe demonstrime përgjatë ushtrimit; https://youtu.be/CM5Q32qI6TE

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025