Njësisë Speciale i shtohen edhe 36 policë
Lexohet për: 1 min.
386773301_620726900267572_377978773619885286_n-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas trajnimit 12 javorë, sot në Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, është mbajt ceremonia e diplomimit për 36 zyrtarët policorë të cilët përfunduan trajnimin për operatorë të Njësisë Speciale Operative.

Sipas Policisë, të pranishëm në ketë ceremoni të diplomimit ishin ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Hoxha,  Avery –Riffe nga ICITAP-  Ambasada Amerikane, përfaqësues nga KFOR-i amerikan, menaxhmenti i lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Special të PK-së.

“Të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan ministri i punëve të brendshme Sveçla, drejtori i PK-së kolonel Hoxha, si dhe eprorë të njësisë special operative. Folësit në ceremoni uruan operatorët e rinj të NJSO-së dhe në të njëjtën kohë i inkurajuan që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi, gjithmonë të bashkuar dhe duke përkrahur njëri- tjetrin,  në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025