Njësia italiane e Batalionit Rezervë Operacional të misionit KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, përfundoi dislokimin e saj katër mujor, me një ceremoni të mbajtur në Pejë.
Sipas një komunikate të KFOR-it, ajo ishte njësia përbëhej nga regjimenti 186 i parashutistëve italianë "Folgore" dhe personel shtesë nga ushtria italiane dhe karabinierët.
“Do të doja që ky të ishte një moment njohjeje e shpirtit me të cilin ky grup i shkëlqyer dhe heterogjen njerëzish u përball dhe realizoi misionin e tyre,” tha ai. Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Federico Bernacca, shprehu mirënjohjen e tij për kolonelin Corrado dhe trupat e tij për kontributin e tyre të paçmuar. “Gra dhe burra të Batalionit të Rezervë Operacional, veprimet tuaja të përditshme kanë treguar besueshmërinë dhe efektivitetin e rolit tuaj. Ju jeni përballur me sfidën dhe keni nderuar prestigjin e flamurit italian në këtë rajon me rëndësi strategjike për Aleancën, me shërbimin tuaj të pakushtëzuar”, theksoi ai.
Gjeneral brigade Bernacca gjithashtu theksoi përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për siguri në mbarë Kosovën, për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve.
“Autoritete të shumta civile dhe ushtarake morën pjesë në ceremoni, duke përfshirë Komandantin e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), Gjeneral Major Pietro Barbano, Komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim, kolonel Francesco Ferrara, komandantin e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe , kolonel Massimo Rosati dhe komandanti i Policisë Ushtarake të Komandës Rajonale Perëndimore, major Francesco Giangreco. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në komunikatë.