Një skuadër rumune zbarkon në vikend në Kosovë
Sport
Lexohet për: 1 min.
KH Rahoveci
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Pasi e shkruan historinë duke kaluar në raundin e tretë të EHF European Cup në hendboll me mposhtjen e kampionit belg, Bocholt, tashmë më 23 nëntor, nga ora 19:00, klubi i hendbollit “Rahoveci” ka rastin të bëjë një tjetër hap të madh.

Në “Mizahir Isma”, në ndeshjen e parë skuadra kosovare pret ekipin rumun CS Minaur Baia Mare dhe një javë më vonë udhëtojnë në Rumani për ndeshjen e kthimit.

Ky është një mision jashtëzakonisht i vështirë, pasi përballja do të jetë me një ekip me përvojë të jashtëzakonshme në këto nivele. Madje, ekipi rumun është një nga favoritët e kësaj gare, përcjellë KosovaPress.

CS Minaur Baia Mare është 3 herë kampion rumun, 6 herë fitues i kupës, 2 herë fitues i EHF Cup, gjysmëfinalist i edicionit të fundit të EHF European Cup dhe finalist në vitin 2022. Ka pjesëmarrje edhe në Ligën e Kampionëve.

Pak ditë para kësaj ndeshje, klubi nga Rahoveci ka kërkuar përkrahje të madhe nga tifozët në sallë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024