Një shkollë në Gjakovë vendos ta ndërpresë grevën, nesër nis mësimi
Lexohet për: 1 min.
300791039_3289347911314257_4689479475252485133_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Këshilli i Mësueseve të shkollës "Këlmend Rizvanolli" në Gjakovë ka vendosur që nesër më 14 shtator, të fillojë procesin mësimor, pavarësisht grevës së SBASHK-ut për shkak të kërkesave për 100 euro shtesë dhe pjesëmarrje në dialogun social mbi ligjin për pagat.

Në një postim në Facebook thuhet se një gjë e tillë bëhet për të mirën e nxënësve.

Mësimi do të zhvillohet me këtë orar:

Klasa përgatitore - Ora:10:00

Klasa I -Ora:13:00

Klasa II, III/2 dhe III/ 4 -Ora: 12:30

Klasa III/1 dhe III/3, IV dhe V - Ora: 8:00

“Për informata më të hollësishme, do të njoftoheni nga mësueset e klasave”, përfundon njoftimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025