Një sëmundje e panjohur godet Kongon
Lajme
Lexohet për: 2 min.
143 njerëz në provincën jugperëndimore të Kongos kanë vdekur muajin e kaluar nga një sëmundje ende e panjohur, thanë autoritetet lokale.
Të infektuarit kishin simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë temperaturë të lartë dhe dhimbje koke të rënda, tha Remy Saki, zëvendës guvernator i provincës Kwango dhe Apollinaire Yumba, ministri provincial i Shëndetësisë.
Një ekip mjekësor u dërgua në terren për të marrë mostra dhe analizuar ato për të përcaktuar sëmundjen.
"Situata është jashtëzakonisht shqetësuese sepse numri i të infektuarve vazhdon të rritet," tha udhëheqësi lokal Cephorien Manzanza. “Fshati Panzi është larg qyteteve, ndaj ka problem me furnizimin me ilaçe”, tha Manzanza.
Njerëzit e sëmurë vdesin në shtëpitë e tyre pasi askush nuk i trajton, thanë Saki dhe Yumba. Një epidemiolog vendas tha se gratë dhe fëmijët janë më të prekurit nga kjo sëmundje.
Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha sot se agjencia shëndetësore e OKB-së u alarmua për praninë e sëmundjes javën e kaluar dhe po punon me Ministrinë e Shëndetit Publik të Kongos për të përcaktuar se çfarë është.