Një rajon e vizion i përbashkët, Kurti udhëton për në Mal të Zi
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Mal të Zi, ku do të merr pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. 

Sonte ai do të merr pjesë në darkën e liderëve të shtruar nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ndërsa nesër do të jetë folës në panelin e diskutimit "Situata aktuale dhe planet e së ardhmes - Plani i ri i rritjes".

Ky samit, gjatë të cilit liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, po mbahet në Kotor nën sloganin "Një rajon, vizion i përbashkët".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025