Një grua humbi jetën në një ortek në Mont Blanc në Alpet Franceze, ndërsa po ecte me dy persona të tjerë në atë masiv malor, njoftuan shërbimet e shpëtimit.
Aksidenti ka ndodhur të shtunën në akullnajën Argentiere, një nga akullnajat më të mëdha të vargmalit malor Mont Blanc, transmeton “Guardian”.
“Me gjithë ndërhyrjen e shërbimeve të urgjencës, ajo fatkeqësisht ndërroi jetë”, tha policia malore e Chamonix, një qytet në rrëzë të Mont Blanc.
Policia ka urdhëruar hetimin për aksidentin dhe autopsinë.
Mont Blanc, mali më i lartë në Evropën Perëndimore me 4,807 metra, tërheq më shumë se 20,000 alpinistë dhe skiatorë çdo vit.
Popullariteti i Mont Blanc paraqet një sfidë në rritje sigurie dhe mjedisore, paralajmërojnë zyrtarët lokalë.
Në gusht, autoritetet mbyllën dy strehëza malore të njohura të përdorura nga alpinistët në Mont Blanc për shkak të rënieve të shkëmbinjve potencialisht vdekjeprurëse të shkaktuara nga thatësira.
Gjithashtu besohet se shkrirja e borës ndihmon në nxitjen e ortekëve.