Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump u nxor nga skena gjatë një mitingu në Pensilvani, pasi një person i armatosur qëlloi disa herë nga një "pozicion i ngritur" disa orë më parë.
Këtu është një përmbledhje e shpejtë e asaj që dimë për të shtënat deri më tani:
Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur. Të tre viktimat janë meshkuj të rritur, sipas organeve të rendit
FBI e ka identifikuar të armatosurin e dyshuar, i cili u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, si 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks.
Policia e Shtetit tha se po ndjek njoftimet se një dëshmitar e pa të qëlluarin në çati
Thomas Matthew Crooks ishte 20 vjeç. Ai ishte nga Bethel Park në Pensilvani (70 km/43 milje) nga Butler, vendi i tentativës për vrasje
Deklarata e FBI shtoi se ky mbetet një "hetim aktiv dhe në vazhdim"./BBC/