Një operim i veçantë kryhet te një pacient me tumor të kokës
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Për herë të parë në Shërbimin e Radioterapisë të Klinikës së Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, u realizua mjekimi me teknikën e rrezatimit IMRT/VMAT te një pacient me Tumor të Kokës.

Sipas një njoftimi të Shërbimit Spitalor, shumë shpejt do të fillojë edhe mjekimi me teknikat Radioterapi Stereotaktike, ndërsa me instalimin e aparatit  të ri, do të nisë, po ashtu, mjekimi me Radiokirurgi (SBRT), me ç’rast pacientët për trajtim me rreze do të trajtohen në mënyrë shumë të sofistikuar, pa pasur nevojë për mjekim jashtë vendit, duke ruajtur paratë e tyre dhe buxhetin e shtetit.

Bashkë me Shërbimin e Brahiterapisë në funksion, Klinika e Onkologjisë do ta ngris në nivel të lartë trajtimin me rrezatim të pacientëve onkologjikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024