Një ndeshje e zjarrtë zhvillohet sot në Superligë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Superliga e Kosoves
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ndeshja e mbetur e xhiros së 3-të ndërmjet Dritës dhe Suharekës në Superligën e Kosovës e cila nuk u zhvillua për arsye të ndeshjeve evropiane që ka zhvilluar skuadra gjilanase, luhet sot me fillim nga ora 13:00 në Gjilan.

Këto dy skuadra janë të pozicionuara në pjesën e epërme të tabelës me Dritën që është e dyta me 25 pikë, kurse Suhareka e pesta me 18 sosh, raporton KosovaPress.

Sa i përket ecurinë në këtë edicion, Drita ne pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar tri fitore dhe dy barazime, kurse Suhareka, për dallim nga javët e para ka pasur një rënie të formës dhe në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar një fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024